Me përhapjen e shpejtë të legalizimit të marihuanës në SHBA, disa avokatë po zbulojnë se rrjeti i ngatërruar i rregullave po udhëheq industrinë në rritje të shpejtë, dhe padyshim kjo është një ndihmë për biznesin.
Një formë e kanabisit është tani e ligjshme në rreth 33 shtete, dhe shumë nga industritë thonë se është vetëm një çështje kohe drisa legalizimi të shitrihet në gjithë kombin.
Sipas disa analistëve të Wall Street, marihuana mund të shndërrtohet në një treg prej $80 miliardë në SHBA, në dekadën e ardhshme, ndërsa në rang botëror kjo vlerë arrin deri në $200 miliardë.
Ka disa arsye kryesore, se përse këta avokatë janë të tërhequr nga industria e marihuanës. Së pari, teksa ‘komapnitë kanabis’ rriten, ato fitojnë vëmendjen e kompanive më të fuqishme në botë, si objektiv për blerje. Kjo pasi, kompanitë e reja kanë nevojë për këshilla të sofistikuara, për financim, planifikim taksash, struktrurim të kompanisë etj.
Kompanitë e kanabisit, rritën konkurrencën dhe gjithashtu nënshkruan marrëveshje disa miliardë dollarëshe me korporatat farmaceutike, ato të alkoolit dhe të duhanit, gjatë vitit të kaluar. Mesa duket, ky trend do të vazhdojë sërisht këtë vit.
Në vazhdim, shumë kompani të marihuanës, ende përmbysin në mënyrë të drejtpërdrejt ligjin federal të SHBA, pavarësisht se tregtohen publikisht. Kjo shihet si një mundësi, për një grup avokatësh, të cilët shohin një të ardhme në rrugën e kësaj industrie. Kështu, disa firma të mëdha të ligjit si Duane Morris, Baker Botts dhe Dentos, po ndërtojnë grupe të specializuara të praktikave të kanabisit, pasi industria vazhdon të rritet në rentabilitet dhe kompleksitet.
Disa nga firmat më prestigjoze në botë si Sullivan dhe Cromwell, kanë marrë përsipër aksionin e shkrirjes dhe blerjes së marihuanës.
Në mbyllje, duket se kjo industri do të njohë një zhvillim të madh, dhe padyshim do të tërheqë vëmëendjen e kompanive më mëdha dhe më të fuqishme, me të cilat pritet të bashkëpunojnë në të ardhmen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here