Në vazhdën e shkrimeve mbi oligarkët modernë, sot do të sjellim një veprim nga një bilioner amerikan, i cili dyshohet se ka si qëllim ndikimin në politikat e qeverisë.

Bëhet fjalë për bilionerin themelues të Nike Phil Knight, i cili ka bërë një financim rekord për zgjedhjet 2018 në SHBA, dhe arsyet janë ende të paqarta. Ai ka dhuruar 2.5 milion dollar për republikanin Knute Buehler, i cili po konkurronte për gvernator në shtetin e Oregonit, aty ku gjendet dhe Nike. Ky financim ka thyer rekord në financimet e bëra në shtetin e Oregonit pasi ishte shumëfish financimeve deri më tani.

Ende nuk ka ende një deklaratë nga Knight për këtë shumë të ofruar, pavarësisht pyetjeve të shpeshta që janë ngritur. E vetmja përgjigje ishte nga zëdhënësi i tij i cili u shpreh se ata nuk do të flasin për dhurimet që bëjnë.

Kundërshtari politik i Buehler, demokratja Kate Brown, është përgjigjur duke e quajtur këtë akt si një tentativë e themeluesit të Nike (personi më i pasur në Oregon deri tani dhe i 28-ti më i pasur në botë) për të blerë guvernatorin.

Image result for Knute Buehler

Dyshohet se Knight dëshiron që sistemi i pensioneve në Oregon të jetë i pandryshueshëm. Në Oregon ekziston një sistem pensionesh i ndryshëm mes punonjësve publikë dhe atyre privat. Punonjësit publikë të cilët dalin në pension kanë një pension më të lartë se punonjësit e sektorit privat. Kjo politikë ka sjellë rritje të borxhit publik ndër vite. Buehler gjatë fushatës së tij ka thënë se do të reduktojë pensionet në mënyrë që paratë të investohen në sektorë të tjerë, ndërsa Brown u shpreh se do të mbronte grupet e prekura nga reduktimi i pensionit sepse ulja drastike e të ardhurave do të ndikonte negativisht tek ata.

Pse Knight dëshiron një sistem pensioni fiks mes të gjithë punonjësve?

Kjo është një pyetje e cila nuk mund të marrë një përgjigje përfundimtare por vetëm hamendësime. Një nga opsionet mund të jetë presioni i punonjësve të sektorit pritvat për rritjen e fondit të tyre të pensioneve, gjë që do të ndikonte menjëherë kompaninë Nike. Reduktimi i pensioneve për punonjësit publik mund të ulë presionet e punonjësve privat për rritjen e fondit të pensionit.

Joshua Hunt, autor i librit “Universiteti i Nike” u shpreh se pas parave të dhuruara të Nike fshihen fijet që kontrollojnë qeveritarët si kukulla. Sipas tij, Knight e përdor filantropinë si një vegël për të marrë atë që do. Lobimi i tij për guvernatorin e Oregonit nuk ka pasur si qëllim përmirësimin e shtetit por përmirësimin e shtetit për të qenë sa më komod për të.

Shuma marramendëse e ofruar nga Knight ka hapur një debat të thellë në Oregon mbi faktin që nuk ekziston një limit mbi shumën që dikush mund të shpenzojë në zgjedhjet elektorale. Reforma e financimit të fushatave nuk ka qenë në axhendë para zgjedhjeve, por, tani është.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here