Stafi i punësimit apo burimeve njerëzore në një kompani, janë të aftë të mbledhin pafund informacione për ju, vetëm në sajë të disa pyetjeve të cilat mund të duken totalisht rastësore dhe pa rëndësi ndonjëherë.
Ndërkohë që këto pyetje, duken të thjeshta, disa prej tyre janë të dizajnuara për të marrë sa më shumë informacion të jetë e mundur. Me fjale të tjera, janë pyetje mashtruese.
Më poshtë do të gjeni pyetjet më të ndërlikuara të punës:
Mund të më flasësh për veten?

Can you tell me about yourself?

Një pyetje e tillë është për të përcaktuar dhe kuptuar se si kandidatët e shohin veten e tyre në pozicionin për të cilin aplikojnë. Punëdhënësi dëshiron të dëgjojë që kandidati i ka bërë më së miri detyrat e shtëpisë.
Kjo konsiderohet si pyetje mashtruese, pasi nxit kandidatin për të folur për veten e tij në aspektin personal, për të cilat punëdhësni nuk është aspak i interesuar. Ajo çfarë duhet të bëni, është të flisni për arritjet tuaja, arsimin dhe profesionalizmin, me fjali të qarta dhe të shkurtëra.
Si do ta përshkruanit veten vetëm me një fjalë?

How would you describe yourself in one word?

Nëpërmjet një fjale të vetme, punëdhënësi do të mund të kuptojë pjesë nga personaliteti juaj, sa besim keni dhe sa e vlerësoni ju veten. Është një pyetje mashtruese pasi fillimisht, ju nuk e dini se çfarër punëdhënësi kërkon tek një kandidat, kështuqë do të ishte mirë të zgjidhnit një fjalë e cila mund të jetë deri diku gjithëpërfshirëse.
Pse duhet t’ju zgjedh ju dhe jo dikë tjetër?

How does this position compare to others you are applying for?

Në fakt, ajo për të cilën po pyesin vërtet është: ‘ A po aplikoni në vende të tjera?’. Kështu, punëdhësni kërkon që kandidati të tregojë interes dhe ambicie për vendin e punës në të cilin po aplikon. Ajo çfarë duhet të bëni, nuk është të thoni se është i vetmi vend pune për të cilin po aplikoni, por duhet të tregoni se pavarësisht se mund të jeni në vazhdim të disa aplikimeve, ende nuk keni vendosur asgjë.
Cilat janë pikat e dobëta dhe ato të forta?

Can you name three of your strengths and weaknesses?

Intervistuesi po kërkon për ato pika të cilat mund të bien ndesh apo mund të shkojnë më së miri me karakteristikat e kompanisë. Është pyetje mashtruese, pasi nuk do dini si të përgjigjeni specifikisht. Mirëpo, kujdesuni që të jeni specifik, dhe ka shumë rëndësi që të mos tregoheni mëndjemëdhenj apo me vlerësim të ulët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here