Banka Amerikane e Investimeve që në nisje është rrethuar me spekulime përsa i përket rolit të kryeministrit Rama. Në një vend toksik si Shqipëria ndoshta Banka Amerikane e Investimeve duhej të ishte treguar më e kujdeshme dhe t’i kishte paraprirë sulmeve politike që do ti adresoheshin asaj pas përfshirjes së gruas së Kryeministrit të Shqipërisë Linda Ramanë në bordin e bankës.  Që atëherë banka është akuzuar për korrupsion, për pastrim parash e për avantazhim politik nga politika. Kjo e fundit gjatë javëve të fundit ka qënë mjaft aktive në sulm direkt ndaj bankës duke ngirtur pyetje nëse kjo bankë merret me pastrim parash dhe nëse fakti që është regjistruar në off-shore fsheh lidhjet direkte të pronësisë së Edi Ramës ndaj bankës në fjalë.Praktikisht banka është sulmuar si  të ishte aktor politik vetëm se në “oborrin” e saj shihej gruaja e kryeministrit Rama.

Duhet theksuar se është e paprecedentë dhe shumë dëmtuese kjo praktikë e sulmeve publike ndaj Abi Bank që për nga rëndësia që ka shndërrohet dhe në një sulm direkt ndaj sistemit bankar dhe të gjitha institucioneve të tjera mbikqyrëse në vend. Politika ka krejtësisht objektiva të tjera nga sistemi  bankar dhe nuk mundet të arrijë synimet e veta për pushtet në kurriz të sipërmarrjes së lirë. Akuzat publike pa fakte ndaj Abi Bank mundet të sjellë pasoja serioze afatgjata për konfidencën e publikut në sistemin bankar, për partneritetin e bizneseve me bankat dhe po ashtu në konfidencën e publikut ndaj institucioneve  mbikqyrëse nëse do të kishte krizë financiare në të ardhmen.  Po ashtu shtrohet pyetja nëse është në interes publik që pa fakte dhe në kundërshtim me parimet e shtetit ligjor të sulmosh një ndër investimet më të mëdha amerikane në Shqipëri? Sipas Presidentit të Dhomës Amerikane të Tregtisë këto sulme janë konsideruar dhe thuajse si anti-amerikane. Ai thotë se : “kur figurat e ndryshme politike përpiqen të fyejnë investitorin më të madh amerikan në Shqipëri, domethënë fondin amerikan NCH nga Nju Jork, apo projektet e tyre si Banka Amerikane e Investimeve, atëherë perceptohet si sjellje e çuditshme dhe antiamerikane”.

Ky është një debat i rëndësishëm që kalon përtej politikës së ditës. Së pari, veprimtaria e Abi Bank bëhet në respekt të ligjeve në fuqi në Republikën e Shqipërisë dhe ajo nuk ka thyer asnjë ligj përsa i përket formës së organizimit dhe regjistrimit. Përsa i përket vendit të regjistrimit apo të ushtrimit të aksionerëve të tërthortë vendi ynë nuk ka asnjë pengesë ligjore ndaj dhe akuza se këtu ka fshehje është hamendësim dhe jo fakt që mund të përdoret në publik. Sic shprehet dhe Banka e Shqipërisë në një deklaratë të saj : “Komiteti Moneyval i KiE-së për çështjet e parandalimit të pastrimit të parave, financimit të terrorizmit, përshtatshmërisë ligjore, efektivitetit, etj. shprehet se masat e marra nga bankat në kuadër të PPP/PFT janë vlerësuar pozitivisht” pra rreziku i përdëorimit të Abi Bank, si pjesë e sismit bankar në vend, për pastrim parash është i ulët dhe i pamundur në kuadër të ligjeve egzisutese.

Një ndër arsyet kryesore përse bankat regjistrohen ligjërisht në off-shore ka të bëjë me dy avantazhe kryesore: taksa më të ulta dhe së dyti mbrojtje nga risku politik. Sulmet e bëra së fundi nga partitë politike në Shqipëri tregojnë pikërisht këtë shqetësim që vejnë re investitorët ndërkombëtar kur operojnë në vende të varfëra e jo të stabilizuara si Shqipëria. Është vështirë të dëgjosh sulme direkte ndaj bizneseve dhe për më tepër ndaj sistemit bankar sic ndodh në Shqipëri pa folur më parë institucionet mbikqyrëse. Banka e Shqipërisë, Autoriteti i Konkurrencës, Zyra e Pastrimit të Parave, Moneyval etj. nuk kanë shprehur më parë asnjë shqetësim për Abi Bank ndaj akuzat e drejtëpërdrejta publike të politikës ndaj bankës në fjalë nuk janë shenjë e mirë për klimën e të bërit biznes në vend.

Sulmi ndaj Abi Bank është sulm ndaj depozituesëve shqiptar, është sulm ndaj biznesit privat që merr kredi në këtë bank është sulm ndaj investiorëve të huaj në vend, është po ashtu shtrembërues i konkurrencës së lirë në treg dhe po ashtu mundet të cojë në panik bankar e për rrjedhojë në probleme të sigurisë kombëtare. Ndaj duhet vlerësuar vendimi i Bankës së Shqipërisë për të sqaruar institucionalisht të gjithë politikanët për këtë cështje dhe do të ishte e rekomandueshme që sulme të tilla në të ardhmen , edhe nëse janë të vërteta, të ndiqen me kujdes e instucionalisht për të garantuar stabilitet të tërë sistemit bankar dhe jo vetëm.

Së fundmi pyetja që shtrohet nga shumë qytetarë është se përse Linda Basha ishte anëtare e bordit të Abi Bank dhe a është kjo e dëmshme për qytetarët?

Është një vijë e hollë mes debatit etik dhe atij professional përsa i përket pjesëmarrjes së politikanëve në drejtimin apo konsultimin e bankave private. Edhe sikur Linda Basha të kishte qënë politikane, që nuk është, në tërsi sërish nuk do të shihej si shqetësuese për sa kohë nuk thuhej ligjet. Praktikat më të mira botërore tregojnë se shumë politikanë të sukseshëm dhe me reputacion lidhin kontrata me banka të mëdha për të punuar pasi largohen nga postet e tyre publike. I tillë është rasti i Tony Blair që jep ekspertizën e tij për gjigandin JP Morgan. I tillë është ish Ministri i Financave të Britanisë George Osborne i cili merr një pagë të majme që prej vitit 2017 si këshilltar për fondin e investimeve BlackRock, fondi më i mad hi investimeve në botë. Gerhard Schroder gjithashtu pas largimit si Kryeministër i Gjermanisë është anëtar bordi i bankës së investimeve Rothschilds and Sons. Vetëm para pak ditësh President i Bankës Botërore Jim Yong Kim dha dorëheqjen nga ky pozicion për të t’iu bashkuar një firme private. Ish Komisionieri Europian Jose Barrozo iu bashkua Goldman Sachs e cila ka në bord ish ministria të Cekisë apo Spanjës si dhe ish-president të Bankës Botërore Robert Zoellick si anëtar bordi dhe këshilltar. Ish Kryeministri i Anglisë John Major është këshilltar i lartë për Credit Suise dhe Kryeministri i Suedisë Reinfeldt është këshilltar biznesi për gjigandin Merryl Lynch. Lista vazhdon e vazhdon të politikanëve të cilët janë në lidhje direkte me bankat. Pra ose kanë shërbyer në politikë e më pas merren për ekspertizë në sistemin bankar ose e kudnërta nga sistemi bankar kalojnë në politikë.

Por kurrë nuk është parë që politikanë të sulmojnë një bankë të vetme gjatë kohës që janë në funksion dhe të pretendojnë se kjo bëhet në të mirë të interesit publik.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here