Sistemi bankar e rriti kreditimin afatgjatë gjatë vitit 2018. Huatë afatshkurtra, me maturim në më pak se një vit kanë pësuar një rënie të ndjeshme, ndërsa janë rritur kreditë afatmesme dhe afatgjata. Sipas statistikave nga Shoqata Shqiptare e Bankave, kreditë afatgjata, me maturim më të gjatë se pesë vjet, në fund të vitit të kaluar arritën në afro 292 miliardë lekë, nga 286 miliardë lekë që ishin në fillim të vitit. Kredia afatmesme, me maturim deri në pesë vjet, ka arritur në 88 miliardë lekë, nga 83 miliardë lekë që ishte një vit më parë. Rritja e kreditimit afatgjatë është diçka  pozitive, sepse dëshmon që bankat janë të gatshme të marrin përsipër më shumë rrezik në horizonte të gjata kohore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here