Miliarderët në të shumtën e rasteve, nuk janë të lindur ‘’me këmishë’’, përkundrazi, ata kanë pasur fillimisht një jetë të varfër.

‘’Nga i varfër, në të pasur’’, mund të konsiderohet dhe si një klishe, por në fakt një koncept i tillë është bazuar në histori të vërteta.

Përmes grimcave të këmbënguljes së jashtëzakonshme, këta individë kanë arritur të jenë pjesë në listën e personave më të pasur në gjithë botën.

Alan Gerry, themeloi një rrjet televiziv, që më pas u njoh me emrin Cablevision.

Alan Gerry kickstarted a TV network that went on to become Cablevision.

Vlera neto e pasurisë: 1.4 miliardë dollarë

Djali i imigrantëve rusë, Alan Gerry ka braktisur shkollën e mesme për të ndjekur një karrierë ushtarake.

Pas përpjekjeve të tij në ushtri, Gerry ngriti një biznes të vogël riparimi televiziv.

Në vitin 1956, Gerry mori vendimin për të marrë 1.500 dollarë të fituara nga biznesi i tij i vogël dhe themeloi një kompani kabllosh. Kompania vazhdoi të bëhet e njohur si Cablevision, e cila iu shit Time Warner për rreth 2.7 miliard dollarë në vitin 1996.

 

Kenny Troutt, themeluesi i Excel Communications, pagoi studimet e tij universitare duke shitur sigurimin e jetës.

Kenny Troutt, the founder of Excel Communications, paid his way through college by selling life insurance.

Vlera neto e pasurisë: 1.4 miliardë dollarë

Troutt pagoi studimet e tij universitare me paratë që fitoi nga shitja e sigurimit të jetës. Ai gjeneroi paratë e tij nga kompania telefonike Excel Communications, të cilën e themeloi në vitin 1988. Dy vjet më vonë, Troutt u bashkua me Teleglobe në një marrëveshje prej 3.5 miliardë dollarësh.

 

Themeluesi i Starbucks Howard Schultz u rrit në një shtpëi strehimi për të varfrit.

Starbucks founder Howard Schultz grew up in a housing complex for the poor.

‘’Teksa rritesha e ndjeja që isha gjithmonë në ‘anën e kundërt të botës’. E dija që njerëzit në anën tjetër kishin më shumë burime, më shumë para, familje më të lumtura dhe për disa arsye , Nuk e di pse dhe si, doja të kaloja atë gardh dhe të arrija diçka përtej asaj që njerëzit besonin se ishte e mundur.’’

Schultz fitoi një bursë të futbollit në Universitetin e Miçiganit Verior dhe punoi për Xerox pas diplomimit. Menjëherë pas kësaj, themeloi një dyqan kafeje të quajtur Starbucks, i cili në atë kohë kishte vetëm 60 dyqane. Schultz u bë CEO i kompanisë në 1987 dhe u kthye në zinxhirin e kafesë me më shumë se 16,000 pika në mbarë botën.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here