Matteo Salvini zëvendës kryeministri i Italisë kërkon të marrë nën kontroll arin e Bankës së Italisë për të financuar politikat e tij. Ai është shprehur se: -“Floriri është në pronësi të popullit Italian dhe e askujt tjetër.” Këto komente erdhën pas deklaratave të tij kundër lidershipit të Bankës Qëndrore duke i akuzuar ata se nuk arritën të parandalonin krizën ekonomike të Italisë. Bashkëpunëtor të Salvinit janë duke shkruar një ligj i cili i jep qeverisë italiane pronësinë mbi floririn e jo më bankës qëndrore.

Peppe Grillo, lideri i Cinque Stelle gjithashtu është shprehur se Italia mundet të shesë pjesë të floririt që ka në pronësi pët të financuar projekte shtetërore. “Përse qytetarët mundet të shesin varset e arit kurse shtetit nuk i lejohet e njëjta gjë?” Italia ka në fakt rezervat më të mëdha të arit në botë pas Amerikes dhe Gjermanise. Italia sot ka 2452 ton ar në pronësi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here