Në tregun e sotëm të teknologjisë, ajo çfarë duhet bërë është përmirësimi i modeleve teknologjike, duke sjellë risi dhe inovacion. Samsung, mesa duket e ka kuptuar më së miri këtë, duke sjellë një prototip të smartphone-it 5G.

Caged in its glass enclosure, Samsung's prototype is still a mystery and doesn't reveal that much about the company's future phones.

Gjatë shfaqjes teknologjike CES 2019, Samsung ka sjellë një model të një smartphone 5G, i cili pritet të jetë dhe modeli më i preferuar në vazhdimësi.
Edhe pse ishte vetëm një prototip, Samsung sapo na ofroi pamjen më të afërt dhe më zyrtare të një smarphone-i i cili do të përfshijë dhe teknologjinë 5G.
Njerëzit kanë folur gjatë për 5G, si një pasues i 4G LTE, për vite e vite me rradhë. Pjesa më e madhe e asaj që premton 5G lidhet me shpejtësinë, si të jesh në gjendje të transmetosh videot menjëherë pa vonesë ose të shkarkosh skeda të mëdha në sekonda.
Por, nëse po prisnit që telefonat 5G të ishin ndryshe nga ato 4G, jeni gabuar. Janë të njëjtë, me butonat e volumit, ekrani prej xhami, butoni për të ndezur aparatin madje dhe një kasë.
It looked like a perfectly operational unit with a working display, volume buttons, a power button, and even a Bixby button. It even had a case.Pavarësisht kësaj, Samsung, prototipin e tij e paraqiti brenda një kutie prej xhami, kështu është e vështirë të flasësh për detajet më specifike të pajisjes. Gjithçka që mund të supozojmë për këtë smartphone nga Samsung, është përfshirja e teknologjisë 5G, e cila padyshim do të sjellë një shpëjtësi të lartë të pajisjes dhe gjithashtu performancë disa herë më të lartë se modelet e sotme. Në përgjithësi, pritet që modele telefonash që kanë shërbimin 5G, të jenë dukshëm më të shpejtë se rrjetet aktuale 4G LTE.
Ajo çfarë mbetet të bëjmë, është te presim dhe të shohim modelin e vërtetë të smartphone 5G, për të kuptuar më mirë se si kjo teknologji funksionon.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here