Parashikimet makroekonomike nuk janë të lehta. Ato duhet të marrin parasysh shumë faktor në ekonomi dhe mbi to të bëhet një intepretim i mundshëm se cfarë do të ndodh në të ardhmen me bizneset dhe ndërmarrjet shtetërore në vend.  Ajo që duhet theksuar është fakti se mbi këto parashikime ndërtohet më pas dhe buxheti vjetor i shtetit shqiptar.  Por ajo që vihet re në mënyrë të përsëritur është dështimi i përvitshëm i Ministrisë së Financave për të parashikuar saktë të ardhurat buxhetore.

Në këtë shënim po theksojmë vetëm devijimet vjetore të bëra nga Ministria duke theksuar se sa optimiste ka qënë qeveria në parashikimet e saj për ekonominë kur cdo vit rritet steka qëllimisht për të injektuar optimizëm në ekonomi por që në realitet detyrohet gjithnjë të rishikojë buxhetin në mes të vitit.  Bazuar nga eksperienca e pesë viteve të shkuara është e sigurt që edhe viti 2019 do të ketë rishikim me ulje e për rrjedhojë dhe ndryshim të shpenzimeve buxhetore në mes të vitit.  Ndaj nëse duam të ndërtojmë ekonomi të bazuar mbi parteritet publik privat është e rëndësishme që parashikimet të jenë sa më realiste dhe një mënyrë e saktë për ta bërë këtë është delegimi i këtj funksioni një pale të tretë që nuk ka konflikt interesi. Mund të ishte një bankë e huaj zhvillimore Banka Botërore ose dhe FMN. Por qeveria vetë ka treguar që në këtë funksion dështon në mënyrë të vetëdijshme cdo vit duke i ulur dhe vetë besueshmërinë institucionit.

 

 

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here