Humbja e vrullit të rritjes ekonomike gjatë muajit gusht parashikoi ngadalësim të ekonomisë britanike, edhe pse performance për tremujorin ishte më e mira e dy viteve.

PBB-ja u rrit me 0.6% dhe sipas Zyrës Kombëtare të Statistikave në Londër, kjo ështq norma më e lartë që nga fundi i vitit 2016. Kjo erdhi për shkak të shpenzimeve të forta konsumatore.

Një ndikim të rëndësishëm pati edhe tregtia neto. Sips të dhënave që ofron Banka e Anglisë, del se ekonomia vendase është me kapacitet të plotë për të përballuar çdo veprim. Ndërkaq, hartuesit e politikave duket se do të tentojnë një rritje të normës së interesit. Nëpërmjet këtij veprimi gradual, insitucioni bankar do të mbajë në kontroll edhe normën e inflacionit.

Industria e shërbimeve dhe bizneset e shitjeve me pakicë janë prej ndikuesëvë negativë në ekonomi, për faktin se shërbejnë si katalizatorë të dobësimit të ekonomisë. Nga ana tjetër, monedha kombëtare mbeti në nivelin 1.3017 ndaj monedhës amerikane.

Dihet fare mirë që problemi kryesor i vendit tani është fenomeni Brexit. Ende nuk këmi shfaqjen e tymit të bardhë sa i takon arritjes së një marrëveshje me Bashkimin Europian. Në një farë mënyre, planet e shpenzimeve nuk janë implementuar në kohën e duhur nisur nga ky aspekt.

Një tjetër çështje kryesore mbetet ajo e kufirit me Irlandën e veriut, e cila deri tani nuk e ka parë dritën e zgjidhjes.

Që prej referendumit të qershorit të vitit 2016, ekonomia e vendit ka prekur fundin e G7.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here