Marrëveshja e Tregtisë së Lirë në Evropën Qendrore (CEFTA) ka hyrë në fuqi në vitin 2007. Objektivi i saj është nxitja e tregtisë në mallra dhe shërbime

Një studim nga Universiteti i Rotterdamit mbi impaktin e CEFTA në eksportet e Shqipërisë ka dalë në konkluzion se nëse partneri tregtar i Shqipërisë është pjesë e CEFTA , atëherë volumi tregtar i tyre do të rritet me mesatarisht 1.07%.

Megjithatë, eksportet e vendit me vendet e CEFTA nuk kanë ndonjë peshë të madhe në eksportet totale të vendit. Vendet me të cilat ne eksportojmë më shumë janë Italia dhe Kina. Një marrëveshje e tillë ka ende një potencial të madh të pashfrytëzuar. Pozita gjeografike mes vendeve të CEFTA është favorizuese, strukturat ekonomike janë përgjithësisht të ngjashme dhe shkëmbimet tregtare do të kishin kosto më të ulët nëse rriten investimet për përmirësimin e infrastrukturës.

Në 1 Janar 2019, Shqipëria ka marrë Kryesimin e strukturave të CEFTA-s.

Znj. Albana Shkurta, zëvendës ministre e Financave dhe Ekonomisë ka prezantuar objektivat kryesorë që synojnë të rrisin volumin tregtar mes vendeve:
o Tregtia në Shërbime
o Ratifikimi i Protokollit të Tregtisë së Lirë të Mallrave
o Zgjidhja e Mosmarrëveshjeve në fushën e Tregtisë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here