Brazili është qeverisur për 20 vjet nga diktatura ushtarake dhe për 30 vite nga demokracia sociale. Paulo Guedes me doktoraturë në Cikago është sot ministri i ri i Financave të një qeverie të sapo zgjedhur të djathtë. Ai thotë se kur “ liberalët vijnë në pushtet është një lajm i mire”. Brazili thotë ai është ekonomia e tetë më e madhe në botë por që ndodhet në vend të 130-të përsa i përket hapjes së ekonomisë, shumë pranë Sudanit. Kjo duhet të ndryshojë dhe duhen marrë masa probiznes e pro treg.

Brazili është një shtet me pabarazi të mëdha dhe qeveritë e mëparshme të majta u larguan pasi dështuan të ulin pabarazinë në shoqëri. Sipas Guedes, Brazili ashtu si Rusia pati glasonost (transparencë) përpara perestroikës (reformim). Sipas tij një shtet duhet t’i bëjë të dyja njëkohësisht. Ne kemi vetëm një këmbë në demokraci. Shteti është i korruptuar. Ish Presidenti Lula da Silva u dënua 13 vjet me burg për korrupsion.  Liberali Guedes thotë se e vetmja rrugë për të ndihmuar Brazilin është të bëhën reforma protreg dhe të largohemi nga shteti derigjist i cili con në krijimin e elitave të korruptura.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here