Spiro Brumbulli, Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës së Bankave, thekson edhe njëherë impaktin negativ që kanë sulmet e politikës nda sistemit bankar. Sipas tij, është tërësisht ligjore regjistrimi offshore dhe e rëndësishme është që të ketë transparencë. “Nëse politika e sheh si të dëmshme atëherë le ta ndalojë përmes ligjit, por, për momentin është e ligjshme. Nëse ka shkelje dhe mos deklarime atëherë kemi mos respektim të ligjit.”

Ai tha se sistemi financiar është shumë sensitiv dhe në Shqipëri lajmi i keq zë vend shumë shpejt. Një lajm i tillë, që u bë bujë, ka një ndikim shumë të madh në qëndrueshmërinë e bankës. Populizmi i tepërt ka dëmtuar këtë sistem. Nuk mund të luhet me këtë protagonizëm populist kur ka institucione që merren me këtë gjë. Nëse politika mendon se ka shkelje të ligjit, pastrim parash apo mungesë transparence, atëherë, le të shkojnë tek institucionet përkatëse dhe të ankohen së bashku me faktet dhe më pas të merret institucioni me të.

Spiro Brumbulli vlerësoi edhe qëndrimin e Bankës së Shqipërisë, duke e cilësuar si serioz dhe të domosdoshëm.

Madje, nuk la pa përmendur edhe vlerësimin e bërë nga Moneyval, ku i vetmi sektor i cili ishte i pastër dhe kishte një vlerësim pozitiv ka qenë ai bankar. Sipas tij, mentaliteti i politikës shqiptare funksionon në mënyrë të tillë që dhe diçka që e kemi pozitive e kthen në negative.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here