Kriptovaluta është një koncept i parasë virtuale, që ka revolucionarizuar fushën e financave. Ajo lindi për herë të parë në vitin 2009 me daljen në treg të Bitcoin, i cili u konsiderua pioneri i dixhitalizimit monetar. Bitcoin lindi si nevojë e tregut për të lehtësuar shkëmbimet e vlerave ndërmjet kufijve pa u gjurmuar nga ndonjë autoritet dhe pa u tarifuar nga ndonjë institucion financiar si bankat. Në këtë sens Bitcoin është konsideruar nga mjaft pesimistë si një kërcënim i pasurisë, dhe burim i financimeve të terrorizmit apo të pastrimit të parave. Nga ana tjetër entuziastët e kriptovalutës, gjykojnë se si ҫdo shpikje tjetër edhe bitcoin nuk është pritur mirë nga mendimi akademik mbizotërues. Por me kalimin e kohës dhe me evoluimin e nevojave të njërëzve, shpikjet e reja u adoptuan krejtësisht në jetët e përditshme të njerëzve.

                                                      Rritja galopante e vlerës së Bitcoin

Bitcoin është thjesht emri i kriptovalutës së parë. Por pas ҫdo kriptovalute qëndron një sistem regjistrimi informacioni i njohur si blockchain. Nga vetë emri blockchain konsiston në një zinxhir të lidhur blloqesh që përfaqësojnë fletët e një libri llogarish online, i cili përditësohet nga vetë përdoruesit dhe jo nga një autoritet qendror.
Kështu secili bllok mban të regjistruar një numër transaksionesh që vërtetojnë për lëvizjet e pasurisë dixhitale. Transaksionet regjistrohen në mënyrë kronologjike dhe nuk ekziston asnjë mundësi që informacioni në këto blloqe të manipulohet. Është pikërisht ky ҫelësi i suksesit të Bitcoin dhe risia që solli në fushën e dixhitalizimit të financës.

Sot nëpërmjet sistemit blockchain është bërë i mundur krijimi i më tepër se 2000 kriptovalutave, të cilat përdoren nga aktorë të caktuar për qëllime të caktuara. Sot është hartuar tabela periodike e kriptovalutave, e frymëzuar nga tabela e elementëve kimik, e cila pasqyron kategoritë e kriptovalutave dhe liston ato me ecurinë më të mirë. Këto kategori, përfshijnë kriptovaluta që përdoren për pagesa si mjete këmbimi, ku Bitcoin është një ndër to, kriptovaluta për llogaritje dhe menaxhim të dhënash të kompanive të ndryshme, kriptovaluta për përdorim nga bizneset dhe sipërmarrjet për të rritur financimin, platforma softuerike ku aktorët mund të hartojnë kontrata në formë dixhitale të cilat ruajnë vlerën nëpërmjet shifrave të regjistruara si edhe kriptovalutat e privatësisë të cilat përdoren nga shtresat e pasura që kërkojnë më shumë anonimitet në transaksionet që bëjnë mes njëri tjetrit.

Tabela periodike e kriptovalutave

Kriptovaluta ka ngjallur një diskutim sot në botë mes rolit të teknologjisë dhe rolit të qeverive. Teknologjia po kalon kapacitetet e aparateve burokratike për të menaxhuar pasurinë dhe krijuar vlerë të re. Por lëshimi i një kriptovalute dixhitale nuk përbën një koncept të panjohur. Mjaft qeveri kanë marrë angazhime që së shpëjti të hedhin në treg kriptovalutat kombëtare. Qeveritë kanë marrë këto inisiativa pasi e kuptojnë se nuk mund të përballojnë suksesin e teknologjive por të pranojnë bashkëpunimin me to për t’i sofistikuar më tepër e për t’i dhënë individëve më tepër liri financiare.

Nga ana tjetër entuziastë të kriptovalutave e shohin adoptimin e kriptovalutës nga një qeveri si një kërcënim për privatësinë financiare dhe ekonomike të individëve. Kështu ky debat luhatet përreth këtyre temave. Sinteza mes lirisë financiare të individit dhe rolit atëror të shtetit duhet të jetë misioni i rradhës për teknologjitë e reja. Në mjaft vende qeveritë kanë pranuar që nëpërmjet kriptovalutës kombëtare, të lejojnë qarkullimin anonim të transaksioneve të ndryshme në këmbim të pagesës së një tarife. Sa më shumë mendojmë për angazhimin e qeverive në teknologjitë e kriptovalutave, aq më tepër alternativa interesante shfaqen për zgjidhje të ҫështjeve si informaliteti, pastrimi i parave të pista, financimi i ekonomisë, reduktimi i varfërisë dhe krijimit të një kapitalizmi inovator dixhital.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here