Google nuk ka qenë gjithmonë marka e dytë më e vlefshme në botë. Shumë kohë para se të kthehej edhe në folje, kompania ishte një ‘qen dixhital i bindur’, thjesht për të gjetur dhe marrë sende, duke luajtur vazhdimisht me përdoruesit e internetit.

Google, nisi si një kërkim shkencor, dhe në ditët e sotme është kthyer në kompaninë me vlerë $367 miliardë.

Por, çfarë nuk dinë njerëzit rreth kësaj kompanie?

1.Google fillimisht është quajtur ‘’BackRub’’

Dy themeluesit e Google,  në vitin 1996, bashkëpunuan për të sjellë një koncept ‘’web crawler’’, nën idenë e të mbledhurit sa më shumë informacione.

2.Gjuha më e preferuar e përdoruesve të Google, është një zhargon suedez

Në gjuhët e tjera ‘’shaka’’ që mund të gjeni në Google, janë Elmer Fudd, Pirate, Klingon, Pig Latin dhe sigurisht Hacker.

3.Gmail u lançua në datë 1 Prill, e vërtetë

Duke ruajtur traditën e gjatë të Silicon Valley për shakatë e 1 prillit, Google lançoi Gmail, në po të njëjtën datë, duke e shkruar në një njoftim të paautorizuar. Diçka e tillë u konsiderua si shaka dhe mashtrim, mirëpo tani Gmail i shërben miliona përdoruesve në mbarë botën.

4.Kur doli në publik, Google u vlerësua më të njëjtën shumë si General Motors

Kompania shiti 19 605 052 aksione me vlerë $85 për aksion. Google u vlerësua me $27 miliardë.

5.Google ka në pronësi googlesucks.org

Të jesh një kompani e madhe, shpeshherë do të thotë të marrësh përsipër marrëdhënien dashuri-urrejtje më përdoruesit në këtë rast. E teksa flasim për urrejtje, Google, ka blerë shumë faqe interneti të cilat lidhen me emrin e kompanisë ku njëra prej tyre quhet googlesucks.org-google ta shpif.

6.Stan, dinosauri T-Rex

Mbetjet fosile të një gjigandi të lashtë, janë gjetur pranë zyrave të Google. Kështu, përveç statujave të Android, Google tanimë ka në pronësi dhe një dinosaur T-Rex, të cilin e kanë quajtur Stan.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here