Rënia e intensitetit të punimeve në projektet e mëdha të investimeve, gazsjellësin TAP dhe HEC-et mbi lumin Devoll ka çuar në rënje të totalit të investimeve në ekonomi, duke nisur që nga tremujori i dytë i vitit 2018. Banka e Shqipërisë ka analizuar se, investimet shënuan rritje vjetore me rreth 1.5% në tremujorin e dytë, një normë kjo më e ulët se rritja prej 4.5% e një tremujori më parë. Banka sqaron se, treguesit e tërthortë sinjalizojnë se rritja e investimeve pritet të mbetet e ngadaltë edhe gjatë tremujorit të tretë të këtij viti, e ngjashme me tremujorin e mëparshëm. Sipas Bankës, ritmet e rënies së investimeve sugjerohen nga importi i makinerive, pajisjeve e pjesëve të këmbimit, rënia e flukseve hyrëse të investimeve të huaja direkte në tremujorin e tretë dhe prirjen rënëse të gjendjes financiare të bizneseve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here