Lëvizjet e monedhës kineze janë duke u monitoruar nga afër për faktin e vetëm se është nga aspketet më të nxehta të luftës tregtare me Amerikën.

Sipas Administratës së Trump, Kina është duke e mbajtur monedhën e saj në nivele të ulëta. Kjo po bëhet fare padrejtësisht dhe shteti aziatik vepron në këtë mënyrë për të rritur nivelin e eskporteve të tij. Pekini e ka përgënjeshtruar këtë lajm dhe ka argumentuar se po hartohen politika dhe po veprohet vetëm në kuadër të ruajtjes së stabilitetit të juanit.

Kush ka të drejtë?

Fillimisht, është e rëndësishme të kuptohet se monedha kineze nuk funksionon si të gjitha monedhat e tjera kombëtare. Nuk tregtohet lirshëm. Banka Qendrore kineze vendos pika udhëzimi ditore për monedhën dhe kjo përkthehet në sinjal për tregun ku juani do të mbërrijë.

Hera e fundit që një dollar u ble me shtatë dollar ka qenë para dhjetë vitesh, në krizën globale. Në një farë mënyre, sa më shumë të merret për një dollar, aq më shumë do të ulët edhe monedha kineze.

Sipas analistëve, monedha kineze në muajt e ardhshëm do të përballet me presion në rritje dhe ka gjasa të prekë nivelin prej 7 pikësh.

Disa arsye se përse mund të ndodhë një fenomen i tillë renditen më poshtë:

Kina ngadalësohet, SHBA rritet

Dobësia e juanit është objekt diskutimi në shumë çështje. Pjesërisht është për shkak të fuqisë së dollarit, i cili ka përfituar nga besimi në ekonominë amerikane dhe fakti që Rezerva Federale e SHBA-së ka rritur gradualisht normat e interesit.

Por është gjithashtu sepse ekonomia kineze po ngadalësohet. Kjo e fundit u rrit me 6.5% në tremujorin e tretë të këtij viti – rritja më e ngadaltë që nga viti 2009.

Sipas Capital Economics, ky ndryshim në fatin ekonomik të të dy vendeve do të çojë në një “divergjencë në politikën monetare” – dhe kjo shpesh çon në lëvizje të kursit të këmbimit.

Lufta Tregtare

Shqetësimet rreth luftës tregtare ndërmjet SHBA-Kinës po ndikojnë në ekonominë e kësaj të fundit. Në fakt, monedha u ul ndjeshëm pasi Presidenti Trump rriti presionet mbi Kinën.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here