The news is by your side.

Ç’po ndodh me sistemin energjitik?

Sektori energjitik është një nga strategjikët për ekonominë e një vendi. Tek ne, ky sektor ka kaluar peripeci të ndryshme megjithatë situata është e turbullt.  Nisur dhe nga rëndësia e temës, i ftuar në emisionin “Para dhe Pasuri” në Ora News ishte z. Lorenc Gordani. Ky i fundit bëri një pasqyrë përmbledhëse sa i takon gjendjes aktuale të sektorit energjitik në vend.

Sektori i energjisë ka dalë nga kolapsi në të cilin u ndodh gjatë privatizimit. Sipas z. Gordani kanë qenë disa burime të cilat ndikuan në përmirësimin e gjendjes. Fakti që u ndërmorrën nisma konkrete apo plane të sakta tregon se sektori ka filluar të shikojë drejt së ardhmes.

Një tjetër problem që lidhet me sektori ka të bëjë dhe me humbjet që ndodhin në rrjet. Është fakt që sistemi energjitik vjen pas një periudhe që shoqërohej me humbje të mëdha e që tani këto të fundit kanë rënë në nivele të pranueshme. Këto rezultate vijnë si pasojë e investimeve dhe reformës që u iniciua pikërisht për këtë shkak.

Plani strategjik për reformimin e energjisë është një tjetër hap i rëndësishëm sipas z. Gordani. Përgjatë këtij plani është bërë një parashikim sa i takon së ardhmes. Ndërkohë faktike është se çdo parashikim që ka qenë vendosur nuk është arritur. Praktikisht këtë mund ta përkthejmë këtë duke qenë po aty ku kemi qenë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.